Trajneri i Genkut tregon pse nuk po e aktivizon Edon Zhegroven

Futboll

Trajneri i Genkut tregon pse nuk po e aktivizon Edon Zhegroven

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:32
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova mbetet një nga futbollistët e preferuar të selektorit të Kosovës, Bernard Challendes.

Per Zhegrovën gjërat me Kosovën morën tatpjetën pas ftesës që iu bë si 18 vjeçar dhe në mars të këtij viti ai debutoi në miqësoren ndaj Madagaskar ku edhe shënoi gol.

Ai ka luajtur në tre nga katër ndeshjet e fundit të ‘Dardanëve’, e në Ligën e Kombeve Zhegrova ka luajtur plotë 238 minuta.

Në anën tjetër me Genkun, 19 vjeçari ka zhvilluar vetëm 90 minuta, në një takim të kupës së Belgjikës.

Trajneri i ekipit belg, Philipe Clement ka thënë konkurenca e madhe në ekip që ai drejton ka bërë që ai të mos të ketë minutazh të shumtë.

”Siç e dini ne jemi në vendin e parë në kampionatin e Belgjikës dhe kemi një skuadër me konkurencë të madhe. Nga gjithë lojtarët e rinjë që kam në skuadër, Edon Zhegrova ka minutazhin më të madh”, tha Clement për SuperSport, duke u shprehur i kënaqur që ai po luan me kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat