Grezda zbulon prapaskenën e merkatos dhe shan Jordaninë: Brutalitet dhe huliganizëm!

Futboll

Grezda zbulon prapaskenën e merkatos dhe shan Jordaninë: Brutalitet dhe huliganizëm!

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:23
Mesfushori shqiptar, Eros Grezda

Mesfushori shqiptar, Eros Grezda, duket se e ka kaluar shpejt humbjen kundër Izraelit, pasi ka folur për sajtin kroat “sportske.jutarnji.hr”. Skuadra ballkanase do të luajë të hënën miqësore kundër Jordanisë, ndërsa mesfushori shqiptar ka shfrytëzuar rastin t’u japë disa këshilla kombëtares kroate në lidhje me kundërshtarin e ardhshëm. Grezda e ka nisur riaftësimin e tij total në ndeshjet e kombëtares, pasi ishte në fushë kundër jordanëve, por dhe e nisi si titullar kundër Izraelit.

“Jordania është një ekip i panjohur. Cilësisht janë të dobët. Ata nuk kanë asgjë të mirë në lojën e tyre vetëm gjëra të këqija. U them lojtarëve të Kroacisë të kenë kujdes, pasi nuk kisha përjetuar prej një kohe të gjatë aq shumë brutalitet dhe huliganizëm në lojë. Një nga lojtarët tanë të rinj, Enea Mihaj, u detyrua të linte fushën pas 10 minutash, pasi u dëmtua keq në këmbë.

“Dy lojtarë tanë u dëmtuan. Unë u detyrova të vazhdoja terapinë. Me Kroacinë do të mbyllen dhe motivohen më shumë. Ne ishim të lodhur dhe nuk shfrytëzuam 7-8 mundësi të mira për të shënuar, por Kroacia do ta gjejë rrjetën. Duhet vetëm të shënohet goli i parë më pas hapen vetë”. 

Grezda zbuloi dhe një prapaskenë interesante për kalimin e tij nga Osijek-u te Rangers-i. Në skuadrën skoceze do të bashkohet sërish me Born Barisic. Një histori intersante, pasi është ekipi i 3 që do të luajnë së bashku. Fillimisht janë njohur te Lokomotiva e Zagreb-it, më pas kanë kaluar te Osijek-u dhe tashmë te Rangers-i. “Ky është ekipi i tretë që luajmë së bashku. E nisëm te Lokomotiva ku u bëmë shokë të ngushtë. Vazhduam te Osijek-u ku miqësia jonë u forcua, ndërsa tani te Rangers-i. E pranoj, ai ishte menaxheri im”, – thotë me shaka Grezda.

Më pas , shqiptari shpjegon dhe mënyrën se si e ka ndihmuar Barisic që të kalojë te Rangers-i. “Kur shkova në Skoci mësova se ata më ndiqnin prej kohësh. Trajneri Steven Gerrard më kishte parë në ndeshjet që kisha luajtur me Osijek-un. Në momentin që Barisic kaloi te Rangers-i, ata folën mes tyre dhe Borni i foli në lidhje me cilësitë e mia. Nuk jam ende gati, pasi jam në fazën e rikuperimit”, – u shpreh Grezda në lidhje me aktivizimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat