Xhaka dhe Shaqiri asistuan për fitoren e madhe të Zvicrës

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri asistuan për fitoren e madhe të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2018 Në ora: 22:45
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri treguan lojë shumë të mirë për kombëtaren e Zvicrës, e cila në udhëtim shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Islandës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Laugardalsvöllur" në Reykjavik.

Zvicra importoi tri pikë shumë të vlefshme dhe i japin gjasa reale për të siguruar vendin e parë në grupin 2 të Ligës së Kombeve, Divizioni A. Xhaka dhe Shaqiri si zakonisht u paraqitën nga minuta e parë, dhanë maksimumin dhe asistuan në golat e fitores.

Në minutën e 52-të, kapiteni Xhaka për bukuri harkoi, kurse Haris Seferoviç me kokë e mposhti portierin vendas, 0:1. Në minutën e 67-të, Shaqiri asistoi për Michael Lang i cili e ngriti epërsinë në 0:2. Në minutën e 81-të, Finnbogason ngushtoi humbjen në 1:2.

Në minutën e 90+1 futet në lojë edhe Albian Ajeti. Zvicra del ballëlart nga Reykjaviku, e cila udhëheq grupin me 6 pikë, sa ka edhe Belgjika në pozitën e dytë, kurse Islanda është e fundit me 0 pikë apo ka goldallimin 1:11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat