Capello kundërshton Berlusconi-n dhe paralajmëron Inter-in

Futboll

Capello kundërshton Berlusconi-n dhe paralajmëron Inter-in

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:21
Ish trajneri i Milan-it, Fabio Capello

Ish trajneri i Milan-it, Fabio Capello iu kundërpërgjigj Berlusconi-t, i cili e kritikoi Gattuso-n për lojën e dobët të Milan-it.

“Gatusso po i jep skuadrës mentalitet të fortë. Leonardo dhe Maldini janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij projekti”, tha Capello mëngjesin e kësaj të hëne për ‘Radio Anch’io lo Sport’.

“Milan është përmirësuar shumë dhe mund të sjellë shumë rrezik për Inter-in e Spalleti-t. Gjithsesi, në mbrojtje kanë disa probleme, gjithmonë i japin mundësi kundërshtarit për të shënuar. Përballë Icardi-t dhe Perisic kjo mund të jetë e rrezikshme. Mendoj se Gattuso është trajneri i duhur për Milani-n. Ai ka krijuar një skuadër me mentalitet të fortë. Më pëlqen si luajnë.”

“Higuain? E kam stërvitur atë kur ishte shumë i ri dhe që atëherë kishte potencialin për të gjuajtur në portë. Ai është përmirësuar shumë gjatë viteve. Icardi mund t’i krijojë probleme Milan-it, ai është një lojtar që e nuhat golin. Higuain di të lëvizë më mirë por mbrojtësit e Inter-it janë më të përgatitur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat