Portieri shënon golin e ‘çmendur’ në minutën e fundit

Futboll

Portieri shënon golin e ‘çmendur’ në minutën e fundit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:45
Pamje nga video

Gjatë një ndeshje futbolli shënohen gola, pasi objektivi i futbollistëve që zbresin në fushë ai është. Por kur golin e shënon portieri dhe në minutën e fundit, kjo të jep emocione fantastike.

Në një ndeshje të zhvilluar në Belgjikë, mes dy skuadrave të kategorisë së katër, Brakel dhe K.R.C. Gent. Ndeshja ka përfunduar 2-2 dhe goli i barazimit u shënua nga portieri mik, Kevin Frans.

“Gardiani” belg ka marrë një top nga e majta në minutën e 94’ të takimit dhe ka arritur të shënojë një supergol me gjysmëroveshatë, teksa ka balancuar edhe rezultatin.

Duhet thënë se gola spektakolarë janë bërë nga shumë portierë të klasit botëror, por një gjuajtje e tillë nuk ishte parë më herët, pasi portieri ka goditur në kohën e duhur dhe në momentin e duhur duke lënë të shtangur dhe kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat