E bujshme, i gatshëm të braktisë Barçan për klubin modest

Futboll

E bujshme, i gatshëm të braktisë Barçan për klubin modest

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 00:27
Barcelona

Një prej kampionëve dhe protagonistëve të mëdhenj të këtyre 7 viteve të suksesshme të bardhezinjve është padyshim Arturo Vidal, që me Juventus ka hipotekuar 4 tituj kampion. Vitrina e tij e trofeve mund të ishte pasuruar edhe më shumë, të paktën nëse nuk do të ishte përballur me skuadrën më të fortë të planetit në ato kohë, Barcelonën e përbërë nga Suarez, Messi e Neymar.

Jo se koha për ta bërë nuk ekziston më, por destinacioni i preferuar nga mesfushori nuk çon drejt Europës. Pikërisht mesfushori kilen, tashmë pjesë e skuadrës së Barcelonës, ka dhënë disa deklarata surprizë në mikrofonin e “Univision Deportes” me të cilin ka bërë të ditur edhe klubin ku do t’i pëlqente të luajë në të ardhmen: “Adhuroj futbollin meksikan. Nëse do të kishte një skuadër të rëndësishme që të më dëshirojë, atëherë do ta mendoja vërtetë, sepse për mua do të ishte një kënaqësi të luaja në Meksikë. Klubi America? Është një skuadër e bukur, do të më pëlqente. Unë dashuroj të jetoj jetën ditë pas dite dhe Meksika është një vend që më pëlqen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat