Neymar: Mungesa e Messit është diçka e mirë

Futboll

Neymar: Mungesa e Messit është diçka e mirë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 07:10
Neymar

Neymar është i kënaqur me faktin se Brazili nuk do të përballet me Lionel Messin kur të ndeshet me Argjentinën ditën e martë.

Messi nuk është përfshirë në skuadrën e Scaloni-t për të dytën herë radhazi dhe spekulimet e tërheqjes së tij vazhdojnë të qarkullojnë.

Neymar e di që për spektatorët, mungesa e tij nuk është një lajm i mirë, por ai mendon se Brazili ka më shumë mundësi të fitojë pa të në fushë.

“Për ata që duan futbollin, të kesh Messi-n jashtë ndeshjes është diçka e keqe. Por për ne është një lajm i mirë,” shprehet Neymar në konferencën për shtyp.

Argjentina ka Dybala, i cili është një lojtar që më pëlqen shumë, kështu që duhet të tregohemi të vëmendshëm.

“Është një ndeshje e vështirë. Duhet të bëjmë punën tonë për është gjithmonë diçka e bukur të luash ndaj tyre. Nuk ka favoritë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat