Ramos ka një kërkesë nga populli spanjoll pas humbjes nga Anglia

Futboll

Ramos ka një kërkesë nga populli spanjoll pas humbjes nga Anglia

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 08:02
Ramos

Spanja ishte afër që të rikthehej nga disavantazhi prej tre golash pasi në pjesën e parë Anglia i shënoi tre gola, por komentet e Sergio Ramos pas ndeshjes kanë qenë pozitive.

Ishte Ramos ai që shënoi golin e dytë të Spanjës mbrëmë, i cili erdhi në minutën e 97-të, por goli i Paco Alcacer i ka dhënë disa arsye për pozitivitet pavarsisht humbjes.

”Anglia është kundërshtar i kalibrit botëror dhe ata kanë lojtarë të rrezikshëm”, tha Ramos për Teiedeporte pas ndeshjes.

”Ne kishim aq minuta për të shënuar tre gola aq sa kishin edhe ata, por gjëja më pozitive dje ishte reagimi i skuadrës”.

E bukura e futbollit është se na jep mundësi t’i rikthejmë gjërat në vendin e duhur”.

”Ne harruam në pjesën e parë, por në fund, reagimi ynë ishte pozitiv”.

”Më duhet ta falënderoj qytetin e Sevillas, i cili është i mrekullueshëm dhe është turp që nuk fituam për ta”.

”Shpresoj se këta tifozë mund të besojnë në këtë grup”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat