Nga buron kjo pakënaqësi?

Futboll

Nga buron kjo pakënaqësi?

Nga: Fetah Veliu Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:52
Fetah Veliu

Debate

Kemi prezantuar, jo njëherë, por shumë herë idetë organizative në futbollin e Kosovës dhe atë kombëtar, dhe shih për koincidencë, ende nuk kemi përcaktime të sakta, të drejta rreth organizimit, strategjisë profesionale në zhvillimin dhe avancimin e futbollit kombëtar! Hiq infrastrukturën fushore, e cila me të drejtë paraqet faktorin me rëndësi në organizim dhe zhvillim të futbollit, determinuese në këtë drejtim është prezenca e shkollimit të duhur të kuadrove profesionale, të cilët me të drejtë mund të konstatojmë se nuk i kemi, as tek ne në Kosovë, e as edhe në shtetin amë Shqipëri dhe as edhe në viset tjera etnike shqiptare! 

Nga vjen ky konstatim përcaktues për kuadro në mangësi me vlera profesionale në futbollin kombëtar!? Parametër për këtë konstatim, kemi organizimin e futbollit, të vlerat kadrovike profesionale që ekzistojnë të organizatat e futbollit, klubet dhe asociacionet tjera sportive, mediumet dhe arritjet të rezultateve në gara vendore dhe ato ndërkombëtare!

Prezantimi i këtij konstatimi profesional dhe organizativ, me asocoi me ndeshjet e fundit të zhvilluara të kombëtares shqiptare dhe të Kosovës në ligat e kombeve, dhe të konstatime të ndryshme të opinionbërësve dhe opinionin shqiptar, të cilët janë të ndryshme, të shumta dhe me të drejtë të prezantuara për një shfaqje futbolli, kur bëhet fjalë për përfaqësueset, kombëtaret, të cilët paraqesin nivelin përfaqësues të kombit dhe të zhvillimit e organizimit profesional!

Nga këto konstatime të shumta të opinionistëve shqiptar, rreth mungesës së organizimeve, si në fushën e futbollit dhe jashtë saj, dhe të përformancës së futbollistëve dhe të drejtuesve të njërës kombëtare dhe të përfaqësueses tjetër shqiptare, përshtypje të madhe me asocoi, kërkesa e mikut tim shqiptar Shpëtim Bushati, punëtor sportiv, trajner futbolli, i cili jeton dhe vepron në Evropë, duke konstatuar në profilin e tij, të sjelljes së çuditshme të futbollistëve të kombëtares shqiptare në ndeshje me kombëtaren e Izraelit, duke ardh në konstatim, për paraqitjen individualiste dhe egocentrike, krye në vete të futbollistëve shqiptarë në paraqitjen e tyre organizimin e lojës së futbollit!
Po ashtu edhe në anën tjetër të paraqitjes së fundit të Kosovës kundrejt përfaqësueses së Ishujve Faroe, kemi shumë ekspoze opinionesh të ndryshme pro dhe kundër paraqitjes së përfaqësueses në organizim të lojës së futbollistëve tanë!

Si në rastin e parë të z. Bushati, për konstatim mangësie individuale apo edhe kolektive, po ashtu edhe te rasti i shfaqjes të lojës të Kosovës në ndeshjen e fundit kundrejt Ishujve Faroe, kemi me të drejtë shqetësim të përformancës dhe oscilime në kontinuitet të organizimit të lojës dhe të rezultateve të njërës kombëtare dhe tjetrës, të Kosovës!

Nga buron kjo pakënaqësi dhe mangësi kontionale e përformancës dhe të rezultateve të munguara të përfaqësueset tona ne ndeshjet e fundit kundrejt Izraelit dhe Ishujve Faroe. Një kombëtare apo edhe një përfaqësuese si në rastin e asaj te Shqipërisë dhe te Kosovës, kemi të bëjmë me përfaqësim elitar, të vlerave sportive të një kombi, kemi përzgjedhjen më të mirë që kemi grumbulluar dhe kemi krenarin më të madhe të përfaqësimit në arenën ndërkombëtare. Vijon

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat