Barcelona-Messi nisi 14 vite më parë; që atëherë 389 gola dhe 25 trofe

Futboll

Barcelona-Messi nisi 14 vite më parë; që atëherë 389 gola dhe 25 trofe

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:50
Lionel Messit

Barcelona feston 14-vjetorin e Lionel Messit. Më 16 tetor 2004, në fakt, argjentinasi bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me fanellën blaugrana, e cila do të bëhej për të një “lëkurë” e dytë.
Ylli argjentinas, që tashmë ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, u hodh në lojë në minutën e 84-t të derbit kundër Espanyol, në vend të Deco.

“Pulsi” në atë kohë mjaftonte vetëm për të treguar një futbollist premtues në futbollin botëror. Leo mbante akoma fanellën me numrin 30. Trajneri i asaj Barcelone ishte holandezi Frank Rijkaard, ndërsa pikat referuese të ekipit ishin emra të tillë si Puyol, Xavi, Ronaldinho, Eto’o. Goli i parë i Messit me gjigandët katalanas erdhi disa muaj më vonë, pikërisht më 1 maj 2015, kundër Albacete.

Sot, megjithatë, golat e tij me këtë fanellë janë 389 në 426 ndeshje të luajtura, një ndikim madhor, që “përkthehet” në fitimin e 25 trofeve ekipor dhe 5 “Topa të Artë” nga Messi. Ky i fundit konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë. Messi, që mbushi 31 vjeç në qershor, ka numra mjaft pozitivë edhe në këtë fillim të sezonit. Ai ka shënuar tashmë 11 gola në 10 ndeshje mes La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve.

Tabela e ndeshjes së parë të Messit me Barcelonën
ESPANYOL-BARCELLONA  0-1
Shënues: Deco 9′
ESPANYOL (4-4-1-1):  Kaméni; Ibarra, Lopo, Pochettino, García; De La Peña, Morales (Álex Fernandez 61′ ), Ito, Rodríguez (Amavisca 62′ ); Serrano (Corominas 75′); Tamudo.
BARCELLONA (4-3-3): Víctor Valdés; Belletti, Oleguer, Márquez, Puyol; Van Bronckhorst, Xavi, Deco (Messi 84′); Ronaldinho, Eto’o (Iniesta 68′), Larsson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat