Gjatë ndeshjeve me kombëtare, Liverpoolit i lëndohen tre futbollistë

Futboll

Gjatë ndeshjeve me kombëtare, Liverpoolit i lëndohen tre futbollistë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:06
Liverpooli

Probleme me lëndime të lojtarëve kyç për trajnerin Jurgen Klopp.

Telashe të reja për Liverpoolin për shkak të lëndimeve të disa futbollistëve në ndeshjet e kombëtareve.

Pas Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk, edhe senegalezi Sadio Mane është lënduar në kualifikueset e Kupës së Afrikës.

Sulmuesi ka pësuar një frakturë në dorën e majtë në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Sudanit. Edhe pse ka qëndruar me skuadrën e tij, Mane nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit.

Në dyshim është paraqitja e tij me Huddersfieldin në fundjavë.

Trajneri gjerman duhet të vlerësojë edhe gjendjen fizike të egjiptianit Salah, që braktisi kombëtaren për shkak të një shqetësimi fizik, ndërsa për mbrojtësin holandez, Van Dijk, duket se nuk do të ketë probleme serioze, edhe pse prej javësh ka pasur dy brinjë të thyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat