Flamurtarit i morën mësysh, pëson debakël nga Drenica

Futboll

Flamurtarit i morën mësysh, pëson debakël nga Drenica

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:40
Pamje nga ndeshja

Të gjithë ishin të çuditur me serinë fantastike të Flamurtarit të Prishtinës, por kësaj radhe duket se i morën mësysh dhe pësuan debakël me rezultat 3:0 nga Drenica e Skenderajt, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. ‘Flamurtarëve’ nuk u shkoi ndorësh, kurse Drenica edhe një herë u tregua e papërshtatshme për kuqezinjtë.

Serinë e golave e hapi futbollisti me përvojë Taulant Dajaku pikërisht në minutën e 21-të, për të vazhduar Kreshnik Uka në atë të 26-tën.

Vendasit u munduan me të gjitha mundësitë që kishin por dot që të shënojnë edhe golin ngushëllues përballë Drenicës që ka kryetrajner Tahir Lushtakun. Në minutën e 45-të, Diar Mustafa i jep “nokautin” e fundit vendasve dhe i siguroi fitore të thellë Drenicës me rezultat 3:0. Flamurtari është në vend të pestë me 16 pikë, një më shumë se Drenica një pozitë me poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat