Barcelona mbron Messi-n nga akuzat e ish-trajnerit

Futboll

Barcelona mbron Messi-n nga akuzat e ish-trajnerit

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 21:36
Lionel Messi

Kanë bërë shumë zhurmë fjalët e Diego armando Maradona, që disa ditë më parë ka vënë në diskutim lidershipin e të jashtëzakonshmit të Barcelonës, Lionel Messi. Ish “Pibe de Oro” kishte theksuar se si ishte e padobishme tentativa për të bërë lider një futbollist që shkonte në banjë 20 herë para një ndeshje të rëndësishme. Klubi blaugrana nuk e la të kalonte pa përgjigje këtë deklaratë të Maradonës, madje duke reaguar ashpër, në mbrojtje të numrit 10 të skuadrës katalanase.

Barcelona doli në mbrojtje të yllit të skuadrës përmes fjalëve të zëdhënësit për shtyp të klubit, Josep Vives, që deklaroi: “Godasin shumë fjalët e Maradonës ndaj futbollistit më të mirë në histori, besoj se toni kualifikohet vetë. Ne do të mbrojmë Messi-n, që ka qenë gjithmonë një shembull brenda dhe jashtë fushe”, citohet nga “AS”. Vives ka folur edhe në lidhje me të aluduarën ofertë për rinovim të avancuar të “Pleshtit”: “Për momentin nuk rezultojnë tratativa as klubit dhe as zëdhënësit. Është punuar shumë për rinovimin e fundit dhe besoj se të gjitha palët janë të kënaqura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat