Zhbllokohen llogaritë në Shkodër, por lojtarët mbeten sërish me “gisht në gojë”

Futboll

Zhbllokohen llogaritë në Shkodër, por lojtarët mbeten sërish me “gisht në gojë”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:54
Vllaznia

Vllaznia po kalon një periudhë të mirë në kampionat, pasi ka fituar 5 ndeshjet e para. Skuadra shkodrane kryeson me meritë kampionatin e Kategorisë së Parë, pasi diferencat mes kuqebluve dhe ekipeve të tjera janë të dukshme. Kuqeblutë ruajtën boshtin e vjetshëm dhe u përforcuan me disa elemente interesantë. Sulmuesi Silvio është kthyer në njeriun gol, pasi po shënon rregullisht dhe ka marrë ekipin përdore me golat e tij. Merkatoja e janarit mund të rezervojë ndonjë surprizë për të.

Skuadra kuqeblu po vuan vetëm në aspektin financiar. Shkodranë nuk kanë marrë ende asnjë qindarkë, pasi llogaritë nuk janë zhbllokuar totalisht. Administratori Suad Lici ka qenë i pranishëm në seancën e së hënës dhe ka folur me lojtarët në lidhje me problemet. Ai u ka shpjeguar se paratë e para që janë zhbllokuar janë përdorur nga administrata e Vllaznisë për të paguar borxhet e prapambetura.

Zyrtari i klubit u ka premtuar futbollistëve se sapo të lirohen llogaritë bankare dhe të zhbllokohet fondi, atëherë do të paguhen. Të besuarit e Likës e kanë humbur numërimin se sa muaj janë pa rroga. Ata nuk kanë marrë para prej kohësh. Lojtarët e sezonit të kaluar, kanë disa para të prapambetura nga edicioni i vjetshëm, ndërsa të afruarit në merkaton e verës, pa përjashtuar as drejtorin sportiv Engin Firat nuk kanë shijuar ende asnjë rrogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat