E duan superklubet e Europës, mahnitet nga Hazard: Ai është jashtë kësaj bote

Futboll

E duan superklubet e Europës, mahnitet nga Hazard: Ai është jashtë kësaj bote

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 10:41
Eden Hazard

Mbrojtësi i Holandës, Matthijs de Ligt, që kërkohet nga klubet më të mëdha europiane, mes tyre Barcelona dhe Juventusi, e përshkroi Eden Hazard si “jashtë kësaj bote”, pasi u përball me yllin e Belgjikës në një miqësore, të martën.

Të besuarit e Ronald Koeman barazuan 1-1 me Belgjikën, në Bruksel. Arnaut Groeneveld barazoi golin hapës të miqësores, të shënuar nga Dries Mertens në pjesën e parë. De Ligt, 19 vjeç, ka luajtur në pjesën e parë si markues i Hazard dhe ka mbetur i impresionuar nga sulmuesi i Chelsea.

“Unë e dija qartë madhështinë e një sulmuesi si Romelu Lukaku, – tha mbrojtësi i Ajax. – Por, u impresionova pa masë nga Hazard. Ai është me të vërtetë jashtë kësaj bote. Ka qenë një natë e paharrueshme për mua, të luaja kundër një lojtari të tillë”.

De Ligt erdhi përmes sistemit zinxhir të Ajax dhe ka qenë i lidhur me Manchester City, Manchester United, Barcelona, në mesin e klubeve të tjera. I riu pati mundësinë të përballonte mbrëmë disa nga lojtarët më të mirët në botë, gjë për të cilën tha: “Ishte fantastike. Ju filloni të luani futboll me mendjen se do të jeni personazh në lojëra si këto. Me sulmues si Lukaku dhe Hazard është mrekulli të përballesh në fushë”.

De Ligt ka 11 paraqitje ndërkombëtare, por ka hedhur poshtë sugjerimet se ai tashmë është një titullar i padiskutueshëm për Holandën: “Nuk do të thosha i pazëvendësueshëm, por kam luajtur shumë lojëra kohët e fundit. Ky ishte një nga synimet e mia, por të jesh i pazëvendësueshëm, duhet të luash vazhdimisht, gjatë një periudhe më të gjatë kohore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat