Ademi: Të gjithë jemi të barabartë

Futboll

Ademi: Të gjithë jemi të barabartë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:19
Ademi: Të gjithë jemi të barabartë

Federata e Futbollit e Kosovës përmes programit “Grassroots” është duke u përkujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta me moton “Të gjithë jemi të barabartë  Kështu, pas zhvillimit të aktiviteteve  “Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Podujevë sot është mbajtur me fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Gjilanit.

Para fillimit të aktivitetit duke iu dëshiruar  gara të suksesshme presidenti i FFK-së z. Agim Ademi tha: “ Duke ju përmbajtur plotësisht motos “Të gjithë jemi të barabartë”  me përkushtim përmes programeve të veta po u kushton rëndësi e kujdes të veçantë fëmijëve me nevoja të veçanta që të ndjehen mirë dhe të barabartë me të tjerët. Ne do të vazhdojmë në tërë Kosovën të i përkrahim këta fëmijë dhe do të i shtojmë aktivitetet. Ndërkaq. një fjalë rasti e mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, i cili mes tjerash u shpreh:” Këta fëmijë meritojnë respektin dhe kujdesin e të gjithë neve dhe të federatës, ndërsa ne si FFK do të kërkojmë edhe më shumë fonde nga institucionet ndërkombëtare”. Aktivitetin e ndoqën edhe shumë personalitete sportive nga komuna e Gjilanit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilani. Fëmijët nën mbikëqyrjen e trajnerëve u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe me lojëra tjera të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat