Neymar zbulon se si ishte i detyruar të merrte numrin 10 te Brazili

Futboll

Neymar zbulon se si ishte i detyruar të merrte numrin 10 te Brazili

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:05
Neymar Jr.

Neymar Jr. ka treguar historinë se si e kishte veshur fanellën e Brazilit me numrin 10, edhe pse preferencat e tij ishin të ndryshme. As preferenca e tij e parë, as e dyta nuk ishte numri 10 i Pele, por “7” dhe “11”.

“Robinho ishte gjithmonë idhulli im më i madh. Te Santos, pra, kam kërkuar për të luajtur me numrin 7 dhe fillova duke e përdorur atë. Pastaj, erdhi përsëri Robinho dhe unë doja ta respektoja atë. Kështu, unë mora numrin 11, i cili ishte opsioni i dytë, që mua më pëlqente”, – pohoi Neymar në një deklaratë të bërë për “UOL Esporte”.

Me Brazilin, Neymar ka veshur fanellën me numër 11, por erdhi një moment, që çdo gjë ndryshoi. “Në Kupën e Konfederatave të mëparshme, Dani Alves i tha Scolarit se i pëlqente “7” dhe “11”. Alves më shikoi mua dhe më tha: “Ti je për “10”, merre dhe mbaje këtë fanellë. Duhet ta veshësh”.

Gjatë karrierës së tij në nivel klubi, në mes viteve 2013 dhe 2017, nga prania e Leo Messit, Neymar iu kthye numrit 11, por kur u transferua te PSG për shumën rekord të 222 milionë eurove, i ishte rezervuar “10”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat