Rreziku për rënien në Liga D - Bota Sot
Rreziku për rënien në Liga D

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Rreziku për rënien në Liga D

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:26
Panucci

"Do të dalim të parët në grup. Liga e Kombeve është objektiv i yni”, u shpreh trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ditën kur u mësua që Skocia dhe Izraeli ishin dy skuadrat rivale për t’u mposhtur. Mirëpo, së fundmi, rezultatet e arritura nga kuqezinjtë kanë sjellë një situatë krejt të kundërt.

Shqipëria ka një “ultimatum”, pasi në rast se nuk ia del të fitojë me Skocinë, llogaritë e Ligës D shkojnë në mënyrën më të keqe të mundshme. “Duhet të fitojë ndaj Skocisë, pasi rrezikon të zbresë në Ligën D”, ka shkruar UEFA në faqen zyrtare për një shkrim kushtuar llogarive që bëhen në Ligën e Kombeve, për më tepër që grupi ku bëjnë pjesë kuqezinjtë është me tri skuadra.

Shqipëria rrezikon të zbresë në Ligën D. Në rast se nuk merren tri pikë në ndeshjen e fundit me Skocinë, kuqezinjtë jo vetëm që humbin edhe shansin matematikor për të dalë të parët në grup (duhet fitore e jona 4-0 me Skocinë dhe një fitore e Skocisë 1-0 ose 2-0 ndaj Izraelit), por do të jenë të fundit edhe në renditjen e vendeve të treta dhe për pasojë do të zbresin në ligën e fundit për edicionin e ardhshëm. Mirëpo, krahas renditjes dhe dinjitetit të fituar të Kombëtares në raport me vendet e tjera, kjo gjë shoqërohet edhe me një humbje financiare.

Këtë edicion, Shqipëria ka arkëtuar momentalisht 1.1 milionë euro për pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve. Në rast se ia del të marrë vendin e parë, shtohen po kaq të ardhura, pra, një total prej 2.2 milionë eurosh. HUMBJA Së pari, është objektivi i paarritur ai që vetë trajneri dhe presidenti Duka kanë deklaruar se do të synohet një shans kualifikimi nga ky kompeticion.

E për të vijuar logjikën ekonomike, në Ligën D, Kombëtarja nuk përfiton më 1.1 milionë euro, por vetëm 850 mijë euro. Pra, që në start, humb 250 mijë euro, një shifër e krahasueshme dhe përafërt me vetë kontratën e trajnerit Panuçi. Kuqezinjtë kanë rritur pretendimet e opinionit sportiv me arritjen në Europian, por paraqitjet e fundit nuk krahasohen në asnjë aspekt me çfarë është bërë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test