Tite: Brazili ishte më i mirë

Futboll

Tite: Brazili ishte më i mirë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 16:11
Pamje nga ndeshja Brazil-Argjentina, foto Reuters

Kombëtarja e Brazilit triumfoi në miqësore me rezultat minimal 1:0 ndaj Argjentinës. Futbollisti Miranda realizoi në çastet e fundit (90+3’), duke i siguruar fitoren brazilianëve. Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, këmbënguli se kombëtarja e tij ishte më e mirë se Argjentina. Pesë herë kampionët e botës fituan ndaj Argjentinës, pa Lionel Messin, në miqësoren e zhvilluar në Arabinë Saudite.

“Argjentina krijoi raste për të shënuar, u përpoq të fitonte, por Brazili ishte më i mirë. Përformanca e ekipit tonë u shpërblye me golin në fund. Miranda realizoi në kohën shtesë, por goli mund të ishte shënuar më herët, në një moment tjetër. Ekipi ishte i përqendruar, rezultati ishte rrjedhë logjike e vëllimit të lojës që kemi kryer”, ka thënë Tite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat