Marotta gjithnjë e më pranë Interit - Bota Sot
Marotta gjithnjë e më pranë Interit

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Marotta gjithnjë e më pranë Interit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:29
Ish-drejtori ekzekutiv i Juventusit Giuseppe Marottas

Ish-drejtori ekzekutiv i Juventusit është në bisedime me rivalin e bardhezinjve, Interin.

Giuseppe Marottas do të vendosë se ku do të punojë në të ardhmen në fund të këtij muaji.

Javën e ardhshme do të mbahet asambleja e përgjithshme e Juventusit, që do ta lirojë zyrtarisht nga detyra e drejtorit ekzekutiv të klubit bardhezi. Më pas ai do të jetë i lirë për të nisur një aventurë të re.

Marotta mësohet se patur një tjetër takim me drejtuesit zikaltër, që do të thotë se shumë e ardhmja e tij do të jetë në stafin drejtues të Interit.

Siç njofton Tuttosport, dëshira e Marottas është të vijojë të punojë në një klub. Kjo është arsyeja që ka refuzuar ofertën për president të Federatës Italiane të Futbollit.

Brenda vitit, sipas të gjitha parashikimeve, Marotta do të nisë zyrtarisht një sfidë të re si drejtues i Interit, me qëllimin për t’i kthyer zikaltërit në majat e futbollit italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test