Lucas Hernandez distancohet nga babai i tij: Dështoi në rolin e tij

Futboll

Lucas Hernandez distancohet nga babai i tij: Dështoi në rolin e tij

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:48
Lucas Hernandez

Lojtari i Atletico Madridit ka folur për braktisjen që ja bëri babai i tij familjes dhe ka thënë se ai është i tillë duke e falënderuar nënën e tij

Anësori i majtë i mbrojtjes së Atletico Madrid, Lucas Hernandez ka folur për “Le Parisien” për braktisjen që ja kishte bërë atij babai kur ishte i vogël.

Babai i mbrojtësit, Jean François Hernández, i cili po ashtu ka luajtur për Atletico Madrid e kishte braktisur familjen dhe Lucasin ka folur për këtë problem pasi i ka lindur djalë kohëve të fundit.

Sipas Hernandezit, ka më shumë se 12 vite që ai nuk ishte dëgjuar me babin e tij dhe ai nuk ka asnjë qëllim që ta shoh atë përsëri. “12 apo 13 vite kanë kaluar dhe ne nuk kemi asnjë lajm. Madje as pas Botërorit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat