Paqueta mund të startojë më herët për Milanin

Futboll

Paqueta mund të startojë më herët për Milanin

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:22
Lucas Paqueta

Lucas Paqueta duket se do të aterojë menjëherë në Itali pas ndeshjes së fundit të tij me Flamengon dhe do të fillojë akomodimin e tij me klubin e ri, Milan

Flamengo ka konfirmuar sot që ata kanë nënshkruar kontratë për transferin e tij prej 35 milionë eurosh plus bonuse, pavarësisht se kishte pasur një ofertë më të vonë nga Real Madridi.

Transferi i tij pritet të finalizohet së shpejti, si të hapet afati kalimtar i dimrit më 3 janar.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, Paqueta do të arrijë në Milan menjëherë pas ndeshjes së fundit te Flamengos kundër Atletico Paranaense më 2 dhjetor.

Kështu ai do të adaptohet me klimën e Italisë për një muaj, do të stërvitet me trajnerin Gennaro Gattuso, do të njoftohet me shokët e skuadrës së tij dhe do ta mësojë gjuhën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat