“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë”

Futboll

“Koulibaly është mbrojtësi më i mirë në botë”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:35
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është “për momentin mbrojtësi më i mirë në botë, më i mirë se Sergio Ramos”, ka thënë Guglielmo Stendardo.

Ish mbrojtësi i Juventusit, Lazios dhe Atalantas ka folur për Radio Kiss Kiss dhe ka shprehur admirimin e tij për K2.

“Koulibaly është për momentin mbrojtësi më i mirë në botë. I vetmi që i afrohet shumë afër Sergio Ramosit, i cili është iferiore fizikisht pranë lojtarit te Napolit, i cili është një atletë perfekt”.

“Ai është përmirësuar shumë në tri vitet e fundit nën Maurizio Sarrin kur është puna loja me top me këmbë, ka përmirësuar shumë mirë lëvizjet në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat