Candreva: Liga e kampionëve i ka dhënë liri Interit

Futboll

Candreva: Liga e kampionëve i ka dhënë liri Interit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:53
Antonio Candreva

Antonio Candreva ndjen “një ndjenjë lirie”, pasi që Inter u kualifikua këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pas disa viteve mungesë.

Nerazzurri ka fituar vendin e tij në garën më të madhe në Europë pas fitores 3-2 kundër Lazios në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

“Mendimet e mija të para kur shënoi me kokë Matias Vecino ishte si: Ne ia dolëm. Ishte ajo çfarë ne kishim ëndërruar për disa vite që ishim jashtë, ishte një ndjenjë lirie për një arritje për të cilën luftuam shumë”, ka thënë Candreva për Inter TV.

“Shokët e skuadrës që unë kalojë më së miri me ta janë; Mauro Icardi, Danilo D’Ambrosio, Roberto Gagliardini, Matias Vecino, por përmenda pak emra se ka edhe të tjerë. mund ta shihni në sytë tonë dhe të këtij grupi të cilëve ju pëlqen të luajnë së bashku”.

Candreva ishte pritur që të largohet për në Monaco gjatë verës pas arritjes së marrëveshjes me Keita Balde Diago, por ai insistoi që të qëndroi.

“Inter është një klub i madh, e arritura e ime në karrierë. Ia dola, jam krenarë dhe i nderuar që vesh këtë fanellë”.

Ai është pyetur se çfarë nuk dinë tifozët për të.

“Ndoshta ata mendojnë që jam shumë seriozë, por në fakt është e kundërta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat