Trajneri i njohur i ofrohet Real Madridit

Futboll

Trajneri i njohur i ofrohet Real Madridit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:12
Michael Laudrup

Pozita e Julen Lopetegui te Real Madried ka filluar të rrezikohet.

Rezultatet e dobëta në La Liga, humbja në Ligën e Kampionëve dhe dështimi prej katër ndeshjeve për të shënuar gol, ka bërë që Real Madrid ta mendojë të ardhmen e trajnerit spanjoll.

Siç raporton ‘TeleMadrid’, ‘Los Blancos’ tashmë kanë marrë një ofertë në rast se mendojnë të rishikojnë situatën aktuale në skuadrën e tyre.

Televizioni nga Madridi bën të ditur se Real Madridit i është ofruar trajneri nga Danimarka, Michael Laudrup.

54 vjeçari është i papunë pas largimit nga skuadra Al Rayyan, dhe nuk është një emër i panjohur për Real Madridin, fanellën e të cilës skuadër e ka veshur si lojtar në vitet 1994-1996, për të cilën skuadër ka shënuar 12 gola në 62 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat