“Me një sulmues si Lukaku nuk mund të fitohet titulli”

Futboll

“Me një sulmues si Lukaku nuk mund të fitohet titulli”

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 00:22
Lukaku

Manchester United kurrë nuk do ta fitojë titullin me Romelu Lukakun.

Kështu së paku mendon legjenda e Manchester United, Paul Scholes.

Sulmuesi belg iu bashkua klubit nga ‘Old Trafford’ në vitin 2017 për 75 milionë funte (85 milionë euro) dhe që atëherë ka shënuar 31 gola në 62 paraqitje.

Por, me një sulmues si Lukaku, nuk mund të fitohet titulli ka thënë Scholes.

“Nuk besoj që mund ta fitosh titullin me një golashënues si ai. Nuk mendoj se loja e tij jashtë zonës është e mirë sa duhet”.

“Nuk jam i sigurt nëse ai angazhohet sa duhet, por është akoma një i ri që ka luajtur mirë dhe ka shënuar shumë gola”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat