Ozil merr një tjetër lojtar për ekipin e tij të FIFA 19

Futboll

Ozil merr një tjetër lojtar për ekipin e tij të FIFA 19

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:35
Josh “Squirrel” Banh

Ylli i FC Arsenal ka marrë një tjetër talent, ai është 16-veçari Josh “Squirrel” Banh, dhe që tani ai do të luajë FIFA 19 si pjesë e ekipit “The M10 eSports”.

Banh është lojtari i tretë që nënshkruan me ekipin e Ozil. Dy të tjerët janë Fatih “FIFAUstun” Ustun (19/Danimarkë) dhe Pedro “PResende” Resende Soares (21/Brazil). Të dy njihet si ndër lojtarët më të mirë në kontinentet e tyre.

Ndërkohë Josh Banh është një talent i madh i Amerikës Veriore. Ai është me origjinë kineze dhe vietnameze dhe njihet që prej vitit 2017.

Sipas informacioneve të gjermanes Bild, Ozil i duhet edhe një lojtar për të kompletuar ekipin e tij, dhe ai do të jetë nga Azia.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat