Goditi një klient me shishen e vodkës

Futboll

Goditi një klient me shishen e vodkës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:13
Arturo Vidal

Arturo Vidal po kalon një periudhë të errët dhe jo vetëm në aspektin sportiv. Mesfushori i Barcelonës, që është vënë në qendër të kritikave të klubit “blaugrana”, për shkak të qëndrimit të tij ndaj trajnerit Valverde, është dënuar me një gjobë të majme për agresion ndaj një klienti në një diskotekë në Bavari, ngjarje që ka ndodhur një vit më parë. Pikërisht më 16 shtator të 2017-ës, teksa po dëfrehej me vëllain e tij, goditi me një shishe vodkë një person në Crowns Club.

Ngjarja ndodhi pas fitores 4-0 të Bayernit ndaj Mainzit. Vidal ishte protagonisti kryesor i një zënkë me klientë të tjerë në zonën VIP të klubit, ngjarje që është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë.

Ai u shpall fajtor dhe u gjobit 800 mijë euro, ndërsa vëllai i tij, Sandrino, vetëm 25 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat