Milani përshpejton transferimin e Paquetas

Futboll

Milani përshpejton transferimin e Paquetas

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:04
Lucas Paqueta

Tani nuk ka më dyshime, Lucas Paqueta duke filluar që nga janari i ardhshëm do të jetë lojtari më i ri i Milanit.

Edhe pse në çastet e fundit ka pasur disa tentativa nga Real Madridi për t’i rrëmbyer lojtarin kuqezinjëve, drejtuesit e Flamengos kanë konfirmuar edhe njëherë faktin se e kanë shitur 21-vjeçarin te Milani.

Rossonerët kanë përgatitur gjithçka me detaje që Pauqeta të përshtatet sa më shpejtë me skuadrën e Gennaro Gattusos.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të përshpejtojnë mbërritjen e brazilianit në Milano.

Edhe pse Paqueta do të jetë një futbollist i Milanit në tek në muajin janar të 2019 ai do të mbërrijë në Milano që në fillim të dhjetorit menjëherë sapo kampionati brazilian të ketë përfunduar, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për t’u ambientuar me skuadrën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat