Martinez këmbëngul se 29-vjeçari është goditja e madhe

Futboll

Martinez këmbëngul se 29-vjeçari është goditja e madhe

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:58
Martinez këmbëngul se 29-vjeçari është goditja e madhe

Në verë u fol pa fund për Cristiano Ronaldon te Juventusi, apo Higuain te Milani e kështu me radhë, por trajneri i kombëtares belge, Roberto Martinez, është i bindur se transferimin më të mirë në botë këtë verë e ka kryer  Borussia e Dortmundit, duke blerë Axel Witsel.

Mesfushori u transferua në Bundesligë për 20 milionë euro, nga klubi kinez Tianjin Quanjian, dhe ka pasur një rendiment fantastik në këtë fillimsezoni, duke ndihmuar Dortmundin të kapë kreun e renditjes.

Për këtë arsye, në një intervistë për SPORT BILD, Martinez këmbëngul se 29-vjeçari është goditja e madhe e merkatos: “Për mua është transferimi më i mirë, në çdo drejtim. Për atë që ai i jep një skuadre, 20 milionë euro janë shumë pak dhe kjo e bën transferimin më të mirë në botë. I bëj komplimente të mëdha Dortmundit, e dija që ai do kishte sukses aty”.

Në Dortmund Witsel është kthyer menjëherë në një lider në mesin e fushës, duke i dhënë siguri dhe organizim lojës së Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat