Montazer: Një grua nuk duhet të shkojë në stadium, të shohë meshkuj gjysmë të zhveshur

Futboll

Montazer: Një grua nuk duhet të shkojë në stadium, të shohë meshkuj gjysmë të zhveshur

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:25
Femrat nuk lejohen më në stadiume

Ishte e martë, në mbrëmje, kur pas shumë përpjekjesh, Irani shkroi historinë. 300 gra u lejuan që të ndiqnin nga afër ndeshjen miqësore mes Iranit dhe Bolivisë në tribunën e “Azadi Stadium”. Nuk ishte e nevojshme të përdornin truke të ndryshme për të hyrë në stadium, siç ndodhi në prillin e kaluar, ku pesë gra u “maskuan” si burra për të parë derbin e Teheranit mes Persepolis dhe Esteghlal.

Një revolucion i vërtetë në fushën e futbollit, i cili nuk gjeti miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit Mohammad Jafar Montazer. Ai ishte kundër një vendimi të tillë, pasi sipas tij, një gruaje myslimane nuk duhet t’i lejohet të shkojë në stadium dhe të shohë meshkuj gjysmë të zhveshur.

“Unë jam kundër pranisë së grave në stadium, ne jemi shtet mysliman. Një grua nuk duhet të shkojë në stadium dhe të shohë meshkuj gjysmë të zhveshur pasi i shtyn ato të mëkatojnë, ne do të veprojmë kundër çdo zyrtari që dëshiron të lejojë gratë për të shkuar në stadiume “, u shpreh Mohammad Jafar Montazer.

Dhe papritur, shenjat e hapjes së futbollit iranian ndaj grave kanë pësuar një ngadalësim të ndjeshëm: episodi i integrimit të martën në mbrëmje, nuk është përsëritur më dhe duket shumë i largët. Irani duket se është penduar; diçka ka ndryshuar që nga 20 qershori i kaluar, kur autoritetet lejuan të ndiqnin një ndeshje futbolli për herë të parë që nga viti 1979.

Gratë janë ndaluar të marrin pjesë në stadiume, me argumentin se duhet të mbrohen nga atmosfera mashkullore dhe gjithashtu për të shmangur kontaktin e tyre me meshkujt në momentin që largohen nga stadiumi.  “Nëse kjo përsëritet unë do të urdhëroj autoritetet e Teheranit të veprojnë,” përfundoi Montazer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat