Pas kritikave të shumta ndaj Neuer, i del në mbrojtje Lloris

Futboll

Pas kritikave të shumta ndaj Neuer, i del në mbrojtje Lloris

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:41
Maneule Neuer dhe Hugo Lloris

Reprezentuesi i Gjermanisë, Maneule Neuer, është bërë cak i shumë kritikave.

Pas humbjeve të fundit të “panzerëve”, performancat e portierit të Bayern po vihen në pikëpyetje, përcjell lajmi.net.

Matthaus ishte i fundit që kishte këshilluar trajnerin Loë, duke thënë se është Ter Stegen ai që duhet të startojë para Neuer.

Sipas tij, pas lëndimit të pësuar, numri 1 i gjermanëve nuk ka më aftësitë që kishte dikur.

Megjithatë, së fundmi, në mbrojtje të gardianit të bavarezëve është vënë Hugo Lloris.

Francezi mendon se Neuer është ende më i miri në botë.

“Bazuar në çfarë ka bërë për bavarezët dhe gjermanët, ky diskutim nuk është i drejtë. Ai është ende në nivele të larta dhe një portier fenomenal” ishin fjalët e anëtarit të Tottenham.

Duket se Hugo Lloris e admiron reprezentuesin e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat