Shaw nënshkruan kontratë të re me Manchester United

Futboll

Shaw nënshkruan kontratë të re me Manchester United

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:04
Luke Shaw

Anësori i majtë i mbrojtës së Manchester United ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare nga e cila pas pesë viteve do të përfitojë 60 milionë funte

Luke Shaw ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me Manchester United me vlerë 190 mijë funte në javë.

Klubi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me anësorin e majtë të mbrojtjes së Anglisë, kurse marrëveshja e re do ta bën atë mbrojtësin më të paguar në Premier ligë.

Kontrata ekzistuese e Shaw do të skadonte në fund të këtij sezoni por United kishte mundësi ta zgjaste atë edhe për një vit duke e bërë katër, por klubi ka nënshkruar kontratë afatgjate më 23 vjeçarin, për pesë vite plus ekstra 12 muaj, që i bie së ai do të mund të jetë në United edhe për 12 muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat