Lëndohet Rashani, mungon 2 javë

Futboll

Lëndohet Rashani, mungon 2 javë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:01
Elbasan Rashani

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës norvegjeze, Odds, Elbasan Rashani është lënduar sa ka qenë i grumbulluar me “Verdhekaltrit” në dy ndeshjet e tetorit.

Rashani nuk u paraqit me Kosovën kundër Maltës dhe Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi 25-vjeçar ka pësuar lëndim në muskul dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e elitës norvegjeze Odds për dy javë.

Rashani do t’i mungojë skuadrës në udhëtimin te skuadra Haugesund dhe në duelin tjetër ndaj Tromsoes.

Ekipi i tij pas 25 xhirosh ka 37 pikë dhe zë pozitën e gjashtë, derisa Rashani ka kontribuuar me shtatë gola e shtatë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat