Immobile: E zgjodhi Lazion para pagave të mëdha

Futboll

Immobile: E zgjodhi Lazion para pagave të mëdha

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:31
Ciro Immobile

Ciro Immobile konsideron “një nder që të luash për Lazio dhe ka mbetur aty pavarësisht se klube të tjera pavarësisht se i ofruan pagë më të mëdha”

Sezonin e fundit Serie A ai ishte më i miri golashënues në Itali kurse në fillim të këtij muaji ai nënshkroi rinovim të kontratës deri në qershor të 2023.

“Kur jam në fushë i dëgjoj tifozët duke brohoritur emrin tim, kjo me vë në lëvizje”, tha Immobile për Lazio Style Channel pas një vizite që ia bëri një shkolle.

“është një nder i mirë për mua që të luaj për Lazio dhe të mbes këtu pavarësisht se dikush me ofrojë pagë më të madhe”.

Fëmijët e kanë pyetur atë edhe për ditët e tij të para kur është bërë futbollist.

“Babai i im kishte një pasion të madh për sportin, derisa vëllai i im kurrë nuk ka qenë i interesuar. Zakonisht qaja kur prindërit e mijë nuk me lënin të luaja futboll për shkak të notave të mia të dobëta. Futbolli u bë jeta ime”.

“Në ditët e sotme, ne me të vërtetë nuk kemi kohë për të vizituar qytetet kur ne udhëtojmë për ndeshje, pasi që ne hamë dhe rrimë në dhomat tona një ditë para ndeshjes”.

“Gjatë stërvitjeve, ne punojmë në teknika, taktika, fizikisht, mentalitet dhe si të përballem me situata të ndryshme të ndeshjes. Ne bëjmë humor në dhomat tona dhe i konsiderojmë kundërshtarët si kolegë, por ende përpiqemi që ti mposhtim ata në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat