Ikona e Milanit: Para derbit ndaj Interit s’mund të flinim shkaku i Ronaldos, na shkatërronte

Futboll

Ikona e Milanit: Para derbit ndaj Interit s’mund të flinim shkaku i Ronaldos, na shkatërronte

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:17
Pamje nga arkiva Inter-Milan

Ikona e Milanit Billy Costacurta është kthyer të flasë për derbin e Milanos, që do të zhvillohet këtë fundjavë, duke kujtuar momente të paharrueshme dhe sesi ishte turpëruar nga fenomeni brazilian Ronaldo në kohën kur edhe ai ishte pjesë e tij.

Interi do të jetë nikoqir i Milanit të dielën mbrëma në derbin e Milanos, i cili mund të vendoset nga dikush i papritur.

Costacurta parashikon se golashënues në këtë derbi do të jenë qendërmbrojtësit Milan Skriniar dhe Alessio Romagnoli, para Mauro Icardit dhe Gonzalo Higuainit.

“Njerëzit presin gola nga Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, por mund të ketë befasi. Shpesh fituesit e derbit janë të paparashikueshëm. Do të thosha Milan Skriniar dhe Alessio Romagnoli”, tha ai.

Ish-mbrojtësi foli edhe për fenomenin brazilian, Ronaldon, për të cilin tha se i kishte lënë pa gjumë dhe i kishte shkatërruar vazhdimisht.

“Ka shumë derbi që i mbaj mend me dashuri. Kam luajtur me disa lojtarë fenomenalë. Lojtari më i mirë që e kam markuar ndonjëherë ishte Ronaldo. Nuk mund të flinim natën para ndeshjes, ai ishte i pandalshëm”, tha ai.

“Në një derbi në Kupën e Italisë, e shqelmova Ronaldon. Beppe Bergomi vrapo 50 metra dhe më shtyu fuqishëm. Ishte faull i shëmtuar, ama ai ka qenë i jashtëzakonshëm dhe na ka turpëruar vazhdimisht”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat