Alexis Sanchezi është duke e konsideruar seriozisht largimin nga Manchester Unitedi në të ardhmen e afërt, pasi tashmë i ka kërkuar agjentit të vetë të gjejë klub të ri për të.
Sanchezi e ka përjetuar një periudhë të vështirë nëntëmujore në “Old Trafford”, që prej se iu bashkua klubit nga Arsenali në janar, duke pasur vështirësi ta gjejë formën.
Sipas Daily Mail, kiliani i ka informuar përfaqësuesit e vet të flasim me klubet evropiane për ta parë nivelin e interesimit të tyre në të.
29-vjeçari i ka shënuar vetëm katër gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 25 ndeshje për Djajtë e kuq, që përbën rënie të madhe në formë krahasuar me formën që kishte në Barcelonë dhe arsenal, ku do ta shënonte një gol çdo tri ndeshje, dhe çdo dy ndeshje respektivisht.