Benzema largohet nga Reali vetëm për Man Cityn ose PSG-në

Futboll

Benzema largohet nga Reali vetëm për Man Cityn ose PSG-në

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:33
Karim Benzema

Karim Benzema mund të largohet nga Real Madridi, por vetëm në dy destinacione.

Ylli francez u transferua në vitin 2009 nga Lyoni te Mbretërit dhe që nga ajo kohë ka qenë një titullar fiks në formacionin e Real Madridit.

Benzema ka qenë pjesë e rregullt e formacionit të çdo trajneri në Bernabeu dhe ka qenë gjithashtu njëri nga të preferuarit e presidentit Florentino Perez.

Me kalimin e kohës, Benzema ka filluar të kontestohet nga tifozët shkaku i formës së tij, por drejtuesit asnjëherë nuk kanë menduar largimin e tij.

Në verën e këtij viti, sulmuesi francez pati ofertë nga klubi italian Milani, por që në fund nuk u materializua një transferim i tij.

Sipas mediumit Mediapart, Benzema do të linte Real Madridin vetëm për një transferim te Manchester City ose Paris Saint-Germain.

Faqja e internetit pretendon të ketë një regjistrim të një mesazhi të dërguar nga sulmuesi tek një nga punonjësit e tij, në të cilin ai deklaron se për këtë e ka refuzuar një lëvizje te Milani.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro dhe në rast largimi, Reali do të hidhet pas Mauro Icardit dhe Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat