Xavi Hernandez i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit, pas kritikave që ky i fundit i mori nga Diego Armando Maradona.
Legjenda e Argjentinës ditë më parë kritikoi Messin, duke thënë se nuk mund të jetë lider një lojtar që 20 herë para ndeshjes shkon për banjo.
“Unë e shoh një Leo stratosferik, që çdo vit është më i mirë dhe ku bën të lumtur kur e shihni duke luajtur futboll”, ka deklaruar Xavi,
“Messi më duket një udhëheqës i pabesueshëm, si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, ka shtuar Xavi derisa i përgjigjej Maradonas.
“Ndoshta ai është një udhëheqës i qetë në dhomat e zhveshjes, por është një lider absolut”.