Kariusin nuk e duan as në Turqi, pritet të largohet nga Besiktasi

Futboll

Kariusin nuk e duan as në Turqi, pritet të largohet nga Besiktasi

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:42
Loris Karius

Portieri gjerman assesi nuk po arrin të këndellet nga gabimet e bëra në finalen e Ligës së Kampionëve.

Forma e dobët e Loris Karius vazhdon edhe në ekipin e Besiktasit.

Ai u largua nga Liverpooli në afatin kalimtar dhe u transferua në skuadrën nga Stambolli, ku shpresonte të rikthente formën dhe të linte prapa presionin pas gabimeve që kishte bërë në finale të Ligës së Kampionëve, që i kushtuan “The Reds”, të humbnin 1-3 nga Real Madridi.

Por gabimet e tij vazhdojnë edhe me fanellën e Besiktasit, prandaj skuadra turke planifikon ta largojë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mediat në Turqi shkruajnë, që trajneri Senol Gunes tashmë është vënë në kërkim të një portieri të ri, derisa Karius mund të kthehet te Liverpool, por vështirë se do të gjejë hapësira, pasi Jurgen Klopp në verë e ka blerë portierin brazilian Alisson Becker nga Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat