Shqipëri-Skoci, ja çmimet e biletave për ndeshjen e 17 nëntorit

Futboll

Shqipëri-Skoci, ja çmimet e biletave për ndeshjen e 17 nëntorit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:09
Shqipëri-Skoci

Shqipëria thuajse nuk ka shanse fare për të kapur vendin e parë në grup, në Ligën e Kombeve, pas disfatës së fundit në Izrael. Kombinacionet metamatikore që mund t‘iu bëjnë punë kuqezinjve duken të vështira për t’i sajuar edhe në letër, jo më në realitet. Megjithatë, mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje në kuadrin e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s, më 17 nëntor ndaj Skocisë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Për ata tifozë, që duan ta përcjellin “live” këtë ndeshje, FSHF-ja ka nxjerrë në shitje online biletat. Çmimi i tyre duket jo pak i kripur, ndaj nuk është fare çudi që shkallët e stadiumit të jenë të boshatisura, sikurse ndodhi edhe kundër Jordanisë në “Elbasan Arena”. Ja njoftimi i federatës, ku bëhen me dije edhe çmimet e biletave për Shqipëri-Skoci:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online (të gjitha kategoritë) për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri-Skoci, e cila do të luhet në datën 17 nëntor 2018, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës.

Në faqen zyrtare të FSHF-së, në sajtin e saj “fshf.org”, në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit. Më poshtë do të gjeni edhe listën e çmimeve:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat