Ylli i Premier League mendon largimin, Juventus shpreson

Futboll

Ylli i Premier League mendon largimin, Juventus shpreson

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:36
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez duket se ka vendosur të largohet nga Manchester United vetëm pak muaj pas transferimit të tij nën urdhrat e Jose Mourinho-s. Pasi ka shkuar te “Djajtë e Kuq” në janarin e 2018-ës, sulmuesi kilian nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij me fanellën e United dhe tani po mendon të largohet.

Në fakt, sipas “Daily Mail”, përfaqësuesit e lojtarit janë vënë në kërkim të një klubi europian që do të ishte i interesuar për shërbimet e tij.

Pavarësisht se rroga e tij mund të jetë një pengesë e madhe për pjesën më të madhe të blerësve të mundshëm, aftësitë e kilianit nuk mund të vihen në diskutim. Mes pretendenteve të shumta duket se është edhe Juventus.

Edhe pse bardhezinjtë kanë shumë alternativa në sulm, ata mund të vendosin të përforcohen me një sulmues krahu cilësor. Për më tepër, Sanchez e njeh shumë mirë kampionatin italian, duke parë se ka luajtur atje me Udinese-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat