Nëse largohet Alex Sandro, Juventusi ka gati zëvendësuesin

Futboll

Nëse largohet Alex Sandro, Juventusi ka gati zëvendësuesin

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 17:55
Alejandro Grimaldo

Futbollisti brazilian ende nuk ka vendosur ta vazhdojë kontratën me Juven.

Alejandro Grimaldo që luan me Benfican mund të jetë zëvendësuesi i Alex Sandros.

Braziliani i bardhezinjve ende nuk ka pranuar ofertën e klubit për rinovimin e kontratës, ndaj dhe drejtuesit kane hedhur sytë ne tregun e lojtarëve duke i vënë syrin futbollistit të Benficas.

Sandro ka kontratë deri në vitin 2020, nga e cila përfiton 2.8 milionë euro në sezon. Juventusi është gati t’ia rritë pagën deri në katër milionë plus, por braziliani kërkon pesë milionë në stinor.

Këtu hyn në lojë Grimaldo, që do të mbërrinte në qershor në moshën 24-vjeçare, aq sa ishte Alex Sandro kur nënshkroi me bardhezinjtë.

Juve fillimisht do ta zgjidh situatën me Sandron para se të vendosë për të bërë ofertë për Grimaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat