Atletico rikthen interesimin për Cavanin

Futboll

Atletico rikthen interesimin për Cavanin

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:20
Edinson Cavani

Skuadra spanjolle, Atletico Madrid, ka besimin se mund të sigurojë shërbimet e super sulmuesit Edinson Cavani.

Atletico po planifikon të kryej një lëvizje për sulmuesin nga Uruguaji.

Spanjollët tentuan të nënshkruajnë me Cavanin por gjithçka u hodh poshtë nga drejtuesit  e klubit të Paris Saint Germain.

Megjithatë, tentativat duket se nuk kanë mbaruar, pasi Atletico ka sytë në 31 vjeçar. Ata kanë besimin se mund  të arrijnë marrëveshje me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat