Befason Sarri: Mourinho më i mirë se unë

Futboll

Befason Sarri: Mourinho më i mirë se unë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 00:07
Maurizio Sarri dhe Mourinho

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, mendon se Jose Mourinho duhet konsideruar më i mirë se ai, kjo për faktin se portugezi ka fituar shumë trofe në karrierën e tij.

Në prag të sfidës direkte, në “Stamford Bridge”, Chelsea pozicionohet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me liderin City.

Ish trajneri i Napolit, adresoi këto lëvdata në drejtim të Mourinhos i cili është në prag të shkarkimit, me arsyetimin se portugezi ka fituar çdo trofe të mundshëm.

“  Mourinho është  “The special one”. Rezultatet e tij flasin vet. Për momentin, sigurisht se është më i mirë se unë. Shpresoj të përmirësohem në të ardhmen” ka thënë Sarri.

“Mendoj se ai është ndryshe. Unë jam karakter tjetër. Ai ka fituar gjithçka dhe unë duhet të fitoj trofe për tu krahasuar me të” ka vazhduar italiani.

Ndeshja mes Chelsea dhe Manchester United, konsiderohet si kryendeshja e xhiros së ardhshme në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat