Pamje shqetësuese, Maradona nuk ecën dot më! I detyrueshëm operimi dhe protezat në gjunjë

Futboll

Pamje shqetësuese, Maradona nuk ecën dot më! I detyrueshëm operimi dhe protezat në gjunjë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 07:31
Maradona

Video ku Maradona shfaqet duke çaluar rëndë në një prej seancave të fundit stërvitore me Dorados ka shkaktuar shqetësime të mëdha. Diego nuk është paraqitur në stërvitje në seancën e fundit, të drejtuar nga Luis Islas dhe Mario García. Artrit në gjunj është diagnoza. Që shndërron edhe ato lëvizje të vogla si një shëtitje, në një ferr që nuk jep paqe. Pikërisht në këto kushte, fjalën e mer doktor Germán Ochoa, traumatolog dhe kirurg kolumbian që kujdeset për  Maradonan. Me pak fjalë është njeriu që njeh gjunjët e tij më mirë se kushdo tjetër dhe që i ka operuar shumë herë.

“E njoh mirë Diegon. E kam operuar në vitin 2004 edhe në qershor, përpara botërorit të fundit, në mënyrë që të qëndronte i qetë në Rusi. Jam në dijeni të atij që është problemi i Maradonës. Ai ka një artrit të theksuar dhe rënduar në gjunjë dhe nuk ka më kartilaxhinë. Prandaj kockat fërkohen, femuri me libian dhe rotullën. Është një problem i rëndë që shkakton shumë dhimbje, inflamacion dhe vështirësi në lëvizje. E vetmja zgjidhje e mundshme dhe Diego e di këtë, është operacioni dhe vendosja e dy protezave në gjunjë. Për një pacient jo më të ri, si ai, nuk ekzistojnë zgjidhje të tjera ”, deklaroi doktori për portalin argjentinas ‘Todo Noticias’.

Por a rrezikon Diego që të mos ecë më? “Jo, nuk do të arrihet deri aty dhe nuk do të ndodhë. Teknologjitë moderne ofrojnë zgjidhje të ndryshme, por rruga më e mirë është ajo e operimit të gjunjëve. Fillimisht njërin, pastaj tjetrin. Diego e di, sikurse i di mirë ato që nuk duhet të bëjë, e kemi diskutuar shpesh. Duhet të evitojë gjithçka që ka kontakt me gjunjët, vrapimin, kërcimin dhe çdo lloj lëvizje që krijon fërkim të gjunjëve”, sqaroi doktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat