Malmo nderon Labinot Harbuzin që ndërroi jetë me 11 Tetor

Futboll

Malmo nderon Labinot Harbuzin që ndërroi jetë me 11 Tetor

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 00:11
Labinot Harbuzi

Futbollisti shqipëtar Labinot Harbuzi ndërroi jetë me 11 Tetor të këtij viti.

Ai u lind në Suedi, derisa kishte bërë karrierë nëpër disa klube skandinave, kurse në vitet 2002-2004 ishte paraqitur edhe për skuadrën e famshme holandeze, Feyenord.

Ai ka luajtur edhe për gjeneratat e reja të kombëtares së njohur.

Shkuarja e tij në amshim padyshim se i ka prekur të gjithë, e madje edhe ish klubin e tij, Malmo. Fatkeqësisht edhe në këtë qytet ndërroi jetë.

Më poshtë e keni një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku klubi i madh suedez e përkujton dhe e nderon me duartrokitje, tashmë të ndjerin Harbuzin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat