Salah flet për rikthimin te goli falë ndihmës nga Xherdan Shaqiri

Futboll

Salah flet për rikthimin te goli falë ndihmës nga Xherdan Shaqiri

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 08:33
Xherdan Shaqiri

Mohamed Salah ka insistuar se asnjëherë nuk e ka kapur paniku gjatë mungesës së golave në katër javët e fundit. Egjiptiani i dha fund ecurisë prej katër ndeshjeve pa shënuar të shtunën kur realizoi në fitoren 1-0 të Liverpoolit ndaj Huddersfield, falë super asisit të Xherdan Shaqirit.

Ylli egjiptian shënoi kah mesi i pjesës së parë të shtunën duke ia siguruar tri pikë të plota të kuqve dhe rikthimin në krye të tabelës me pikë të barabarta me rivalin për titull, Manchester Cityn. Goli i tij pas një pasimi vendimtar nga Xherdan Shaqiri ishte i 50-ti për ish-sulmuesin e Chelseat në futbollin anglez.

Derisa Salah ishte i lumtur që i arriti 50 gola në Premierligë, ai insistoi se më krenar e ka bërë fakti që ia siguroi Liverpoolit fitoren e parë pas pesë ndeshjeve.

“Është ndjenjë e mirë, ama më e rëndësishmja është ta ndihmojmë ekipin për të fituar dhe tani jemi në binar”, tha Salah për BT Sport.

“Nuk brengosem [kur nuk shënoj]. Gjëja më e rëndësishme është ekipi, prandaj përderisa i ndihmoj atij të korr rezultate, nuk brengosem”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat