Chelsea do ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Premierligë

Futboll

Chelsea do ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Premierligë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 09:13
Eden Hazard

Chelseat po i rrezikohet ylli i skuadrës, Eden Hazard, nga Real Madridi.

Për këtë, blutë e Londrës duket se kanë një plan si ta ruajnë lojtarin e tyre.

Drejtuesit e klubit janë gati të ofrojnë 350 000 funte në javë, për ta mbajtur belgun në “Stamford Bridge”, raporton “express.co.uk”

Palët kanë ngecur në negociatat për vazhdimin e kontratës dhe klubi janë të gatshëm  të hapin përsëri bisedimet.

Thuhet se drejtuesit e klubit janë të interesuar të fillojnë negociatat para Krishtlindjeve dhe të bëjnë ofertën e tyre prej 350 000 funtave në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat