Skriniar: “Interesimi i Mourinho nga Man.United? Vlerësim i madh, por…”

Futboll

Skriniar: “Interesimi i Mourinho nga Man.United? Vlerësim i madh, por…”

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 09:52
Milan Skriniar

Të tjera deklarata nga ana e Milan Skriniar, pas atyre në lidhje me çështjen e përfaqësueses. Mbrojtësi i Inter, në një intervistë për ‘ESPN’ ka folur në lidhje me të ardhmen e tij dhe jo vetëm: “Jam i lumtur në Milano, është një qytet fantastik. Edhe kur prindërit ose miqtë vijnë këtu shëtisim dhe jam i kënaqur e i shplodhur. Pastaj, kur edhe rezultatet shkojnë mirë, është edhe më bukur”.

“Manchester United? Kur një trajner si Mourinho thotë se po kërkon një futbollist si unë, është gjithmonë bukur, por nuk e di pse janë në vijimësi këto zëra. Edhe pse është njëri prej trajnerëve më të famshëm, më të mirë dhe më të mëdhenj në botë, nuk është diçka për të cilën mendoj, sepse luaj për Inter dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Sriniar.

“Champions është fantastike, është hera e parë që e luaj dhe jam shumë i lumtur që e bëj me Inter. Ndeshja jonë e parë ishte e jashtëzakonshme, shënuam në të 95’. Mendoj se ishte e rëndësishme për tifozët, edhe sepse Inter mungonte në Champions prej shumë vitesh. Kemi fituar dy ndeshjet e para, ndaj them se është fantastike. Sfida me Barcelonën do të jetë e rëndësishme si për ne, ashtu edhe për ata. Që të dyja kemi nga 6 pikë, ndaj shkojmë në ‘Camp Nou’ dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ishte pozitive sikur të dilnim me pikë. Duam të arrijmë sa më lart në kampionat dhe Champions”, përfundoi Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat